Michael Oliver pranon se ai kishte disa ditë të çuditshme pas gjykimit të ndeshjes së dytë çerekfinale Real Madrid-Juventus në Ligën e Kampionëve.
Gjyqtari anglez dha një penallti në minutën e fundit për vendasit e Realit, përpara se të dërgonte jashtë me kartonë të kuq Gianluigi Buffonin për protestat e tij.
Kapiteni i Bianconerëve filloi një sulm të ashpër pas akordimit, duke pretenduar se Oliver ishte shumë i papërvojë për të gjykuar lojën dhe se ai kishte “një kazan plehrash në vend të zemrës.
“Ishin disa ditë të çuditshme”, ka thënë fillimisht Oliver për faqen zyrtare të FA.
“Por, ishte mirë që aq shumë njerëz, si brenda dhe jashtë lojës, ishin të etur të më ofrojnë mbështetjen e tyre”.
“Kjo ishte mjaft përulëse në të vërtetë dhe do të thotë shumë”.
“Unë kisha njerëz që vinin tek unë në rrugë dhe njerëzit nga brenda lojës më dërgonin mesazhe mbështetëse”.
“Është një gjë e mrekullueshme të dihet se unë e kam mbështetjen”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/