Telegrafi

Olise ka klauzolë largimi, top skuadrat angleze të gatshme për ta paguar atë

Michael Olise është një nga futbollistët më të talentuar në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sulmuesi i talentuar francez ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Crystal Palace duke zgjuar interesimin e top klubeve angleze.

21-vjeçari ka pasur një vit shumë të mirë me fanellën e Crystal Palace, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar në 11 të tjerë në 37 ndeshje në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Arsenali futet në garë për Miahcel Olisen, gati oferta e lartë për talentin francez

Fabrizio Romano ka konfirmuar se sulmuesi anësorë ka një klauzolë largimi nga Crystal Palace dhe ajo tanimë është konfirmuar.

Klauzola e largimit të tij nga Crystal Palace është 40 milionë euro, shumë që nuk përbën shumë problem për klubet angleze.

Lexo po ashtu Man City dhe PSG rivalizojnë Chelsean për transferimin e Olises

Chelsea, Man City dhe Arsenal janë top skuadrat angleze që duan transferimin e tij dhe janë të gatshme ta paguajnë atë.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për Olisen i cili ka shprehur gatishmërinë për ta bërë një hap para në karrierë. /Telegrafi/