Oligarku rus Farhad Ahmedov po kërkon nga Bashkimi Evropian, që t’ia heqin sanksionet dhe t’ia kthejnë superjahtin që kushton 460 milionë dollarë.
Ahmedov, ish-politikan në prill u sanksionua pas agresionit rus në Ukrainë. BE-ja e ka cilësuar si oligark të afërt me Kremlinin si dhe biznesmen i përfshirë në punët që janë burim i financimit të qeverisë ruse, transmeton Telegrafi.
Fjala është për personin, pasuria e të cilit u fitua duke bërë biznes në industrinë e gazit. Times shkruan se ai pretendon se në çfarëdo mënyre nuk është i lidhur me presidentin rus Vladimir Putin.
Jahti i tij “Luna” ka një gjatësi prej 115 metrave, që u sekuestrua në një port detar në Gjermani. Tetë vite më parë atë e kishte blerë për 256 milionë dollarë, kurse tani vlerësohet se kushton 460 milionë dollarë. /Telegrafi/