Të paktën 549 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Shifrat, të përpiluara deri të mërkurën dhe të publikuara të enjten, thanë se 957 të tjerë janë plagosur deri më tani, por agjencia e OKB-së beson se numrat realë janë “dukshëm më të lartë”, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga qeveria.
“Marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhej në deklaratë, raporton cnn.
“Kjo ka të bëjë, për shembull, me qytetet Volnovakha, Mariupol, Izium ku ka pretendime për qindra viktima civile. Këto shifra janë duke u vërtetuar më tej dhe nuk janë përfshirë në statistikat e mësipërme”, shkruan më tutje.
Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardime në vendbanimet ukrainase duke shkaktuar viktima. /Telegrafi/