Telegrafi

OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas janë vrarë që nga shpërthimi i luftës

Pothuajse 10 mijë civilë ukrainas janë vrarë ose plagosur që nga shpërthimi i luftës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Shifrat e publikuara sot nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut sugjerojnë se 4,452 civilë janë vrarë, derisa 5,531 janë plagosur, transmeton Telegrafi.

Numri i të vdekurve që nga 24 shkurti përfshin 280 fëmijë.

Vdekjet dhe lëndimet janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet dhe sulmet me raketa, thotë OHCHR.

Organizata beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta se ato të raportuara, derisa viktimat nga zonat e luftimeve të ashpra ende nuk janë vërtetuar. /Telegrafi/