Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që i bënë thirrje Rusisë që të ndalojë menjëherë agresionin kundër Ukrainës dhe të sigurojë më shumë qasje organizatave humanitare dhe të mbrojë civilët në Ukrainë.
Rezoluta, e hartuar nga Ukraina dhe aleatët, mori 140 vota pro dhe pesë vota kundër – Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia – ndërsa 38 vende abstenuan.
Ai vjen pas një rezolute të 2 marsit që dënon agresionin rus në Ukrainë, të mbështetur nga 141 vende.
Theksojmë se gjatë javës së kaluar Kombet e Bashkuara kanë hedhur poshtë një rezolutë të shtetit rus pasi nuk bënte thirrje për ndërprerjen e pushtimit në shtetin ukrainas.
Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/