Site icon Telegrafi

OKB: Migrantët dhe refugjatët në Maqedoni jetojnë në kushte të këqia

OKB-ja vlerëson se rreth 1000 migrantë dhe refugjatë të cilët janë të vendosur në qendrat tranzite Vinojug dhe Tabanoc, si edhe në qendrën e azilit në Shkup, gjysma e të cilëve janë fëmijë, jetojnë në kushte të këqia primitive, ushqehen dobët dhe kanë liri të kufizuar të lëvizjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prandaj, OKB kërkon nga qeveria qe të ndërmerr hapa të menjëhershëm për përmirësimin e gjendjes me akomodimin e migrantëve dhe refugjatëve.

Sipas tyre, kushtet e këtilla e rritin dyfish rrezikun, edhe ashtu të lartë, të dhunës seksuale dhe gjinore, ndërkaq grave dhe vajzave duhet t’u sigurohet mbrojtje shtesë, sepse janë të rrezikuar nga shfrytëzimi dhe tregtia me njerëz./Telegrafi/

Exit mobile version