Telegrafi

OKB-ja bënë përjashtim: Zelenskyt i lejohet t’i adresohet botës me video-regjistrim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi sot për të lejuar Volodymyr Zelenskyn t’u drejtohet liderëve botërorë javën e ardhshme në një fjalim të regjistruar paraprakisht.

Këtu bëhet përjashtim nga kërkesa që të gjithë drejtuesit t’i drejtohen personalisht këtij organi.

Për të votuan 101 anëtarë nga 193 në Asamblenë e Përgjithshme, ndërsa 19 abstenuan, përfshirë Kinën.

Rusia, Bjellorusia, Kuba, Eritrea, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Siria votuan kundër, raporton ap.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasiliy Nebenzya, u tha më herët gazetarëve se Moska nuk e mbështet vendimin për të lejuar Zelenskyn t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në një fjalim të regjistruar paraprakisht.

“Kjo është një tjetër shkelje e rregullave që kemi vendosur. Zelensky nuk e ka problem të udhëtojë nëpër vend, ai vizitoi rajonet dje, por nuk mund të vijë këtu”, tha Nebenzja.

Ndryshe, Zelensky për shkaqe sigurie nuk ka udhëtuar drejt New Yorkut, megjithëse ishte thënë para disa muajve se ka mundësi të udhëtojë drejt SHBA-ve. /Telegrafi/