Site icon Telegrafi

OKB-ja: 816 të vdekur dhe mbi 1300 të plagosur në Ukrainë

Një total prej 816 civilësh ukrainas janë konfirmuar se janë vrarë dhe 1,333 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Megjithatë, pasi raporton vetëm numërimin që mund të verifikojë, ai beson se shifrat nënvlerësojnë shumë numrin aktual.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra janë vrarë, raporton gazeta britanike theguardian.

Lexo po ashtu Vritet edhe një gjeneral rus në Ukrainë

Reuters raporton se zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit tha se gjithsej 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve. Më shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Theksojmë se autoritetet ukrainase kanë pohuar se mbi 14 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga koha kur ka filluar agresioni në Ukrainë.

Ndryshe, Rusia tashmë ka konfirmuar se ka humbur pesë gjeneralë dhe rreth 500 ushtarë në agresionin në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version