Telegrafi

OKB: Imazhet satelitore tregojnë se 35 për qind e ndërtesave të Gazës janë shkatërruar

Imazhet satelitore të analizuara nga Qendra Satelitore e OKB-së (UNOSAT) tregojnë se 35 për qind e ndërtesave të Gazës janë shkatërruar që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas.

Për vlerësimin e tij, UNOSAT ka përdorur imazhe satelitore me rezolucion të lartë dhe i ka krahasuar ato me imazhet e marra para dhe pas fillimit të konfliktit.

Vlerësimi zbuloi se 35 për qind e të gjithë ndërtesave në Rripin e Gazës (88,868 struktura) janë dëmtuar ose shkatërruar, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


Midis këtyre strukturave, 31,198 prej tyre janë identifikuar si të shkatërruara, 16,908 si të dëmtuara rëndë, dhe 40,762 si të dëmtuara mesatarisht.

Kjo përfaqëson një rritje prej afro 20 mijë strukturash të dëmtuara në krahasim me vlerësimin e mëparshëm që ka bërë UNOSAT.

Bëhet e ditur se një prej qyteteve që ka përjetuar dëmet më të mëdhaja është Khan Younis me 12,279 struktura të dëmtuara. /Telegrafi/