Milot Rashica është duke kaluar vitin e tij të parë në Stamboll te gjiganti turk Galtatasaray.
Sulmuesi kosovar është bashkuar me skuadrën e madhe turke si huazim një vjeçar nga anglezët e Norwich City.
Por pas paraqitjeve shumë të mira, të gjithë në klubin turk janë të bindur për ta blerë përfundimisht reprezentuesin kosovar.
Madje mediat e ndryshme në Turqi kanë raportuar se trajneri Okan Buruk i ka kërkuar personalisht drejtuesve të klubit që sa më parë ta blejnë kartonin e Rashicës.
Te skuadra turke janë bindur nga cilësitë e Rashicës dhe janë të gatshëm të shpenzojnë pesë milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.
26-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë me gjigantin turk duke shënuar katër gola e duke asistuar në katër të tjerë.
Rashica dhe Galatasaray po kërkojnë titullin e kampionit në Turqi, pasi kanë gjashtë pikë para Fenerbahces. /Telegrafi/