Telegrafi

Okafor nuk di për gol te Milani, por i bindur se do të shënoj në ndeshjet ndaj Kosovës dhe Andorrës

Sulmuesi zviceran i Milanit, Noah Okafor ndihet i bindur se do ta gjejë golin në ndeshjet e ardhshme dhe takimi i parë i takim është pikërisht me përfaqësuesen Helvetike ndaj Kosovës.

Okafor u transferua në verë nga RB Salzburg te Milani, por deri tani nuk ka arritur ta zë një vend titullari.

Në tri ndeshjet e para në Serie A, sulmuesi zviceran ka ardhur si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjes, një herë në vend të Olivier Giroud dhe dy herë tjera për Rafael Leon.

Lexo po ashtu Top 10 blerjet më të shtrenjta në Serie A – dominojnë ardhjet e Milanit, por i pari është mbrojtësi i Interit

Megjithatë, Okafor beson se së shpejti do t’i rikthehet formës së tij të vjetër, pasi e ka lënë pas lëndimin që e mbajti jashtë fushës për disa muaj në fund të sezonit të kaluar.

Okafor u pyet për jetën dhe formën te Milani, por nuk ngurroi të tregoi se fokusi tani është te ekipi përfaqësues, ku synon ta gjej golin në njërën nga dy ndeshjet e shtatorit.

“Tani fokusi im është plotësisht te kombëtarja. Duam të marrim gjashtë pikë nga ndeshjet kualifikuese kundër Kosovës dhe Andorrës”, ka thënë fillimisht Okafor për Blick.

“Në ndeshjet e ardhshme do të shënoj gola. Unë jam i bindur për këtë”, përfundoi sulmuesi i Milanit.

Ndryshe, Zvicra luan në Prishtinë ndaj Kosovës më 9 shtatori, e shtunë, ndërsa pas tri ditësh luan në shtëpi ndaj Andorrës. /Telegrafi/