Sulmuesi zviceran i Milanit, Noah Okafor ndihet i bindur se do ta gjejë golin në ndeshjet e ardhshme dhe takimi i parë i takim është pikërisht me përfaqësuesen Helvetike ndaj Kosovës.
Okafor u transferua në verë nga RB Salzburg te Milani, por deri tani nuk ka arritur ta zë një vend titullari.
Në tri ndeshjet e para në Serie A, sulmuesi zviceran ka ardhur si zëvendësues në minutat e fundit të ndeshjes, një herë në vend të Olivier Giroud dhe dy herë tjera për Rafael Leon.
Megjithatë, Okafor beson se së shpejti do t’i rikthehet formës së tij të vjetër, pasi e ka lënë pas lëndimin që e mbajti jashtë fushës për disa muaj në fund të sezonit të kaluar.
Okafor u pyet për jetën dhe formën te Milani, por nuk ngurroi të tregoi se fokusi tani është te ekipi përfaqësues, ku synon ta gjej golin në njërën nga dy ndeshjet e shtatorit.
“Tani fokusi im është plotësisht te kombëtarja. Duam të marrim gjashtë pikë nga ndeshjet kualifikuese kundër Kosovës dhe Andorrës”, ka thënë fillimisht Okafor për Blick.
“Në ndeshjet e ardhshme do të shënoj gola. Unë jam i bindur për këtë”, përfundoi sulmuesi i Milanit.
Ndryshe, Zvicra luan në Prishtinë ndaj Kosovës më 9 shtatori, e shtunë, ndërsa pas tri ditësh luan në shtëpi ndaj Andorrës. /Telegrafi/