Site icon Telegrafi

Okafor arrin për testet mjekësore të Milanit

Noah Okafor ka mbërritur në klinikën La Madonnina këtë mëngjes për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para transferimit me Milanin.

Kuqezinjtë kanë rënë dakord për një marrëveshje me RB Salzburg me vlerë rreth 14 milionë euro duke përfshirë bonuset për sulmuesin 23-vjeçar zviceran.

Sulmuesi 23-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth dy milionë euro neto në sezon.

Lexo po ashtu Milani arrin marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin Okafor

Sot (e shtunë), Okafor ka arritur në klinikën La Madonnina gjatë orëve të mëngjesit për t’i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit të Rossonerët.

Ardhja e Okafor do të shtojë një përforcim shumë të nevojshëm në sulmin e Stefano Piolit, duke reduktuar besimin te veterani francez Olivier Giroud.

Sezonin e kaluar, sulmuesi zviceran shënoi 10 gola dhe dha pesë asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat për RB Salzburg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version