Telegrafi

“Oh, do të ishte mirë” – Wilsheres i pëlqen ideja të luante jashtë Ligës Premier

Jack Wilshere është i hapur për një transferim jashtë Anglisë dhe ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur për Inter Miamin e David Beckham.

Lojtari 29-vjeçar është ende pa klub, që kur u lirua nga Bournemouth në fund të sezonit të kaluar.

Ai aktualisht është duke u stërvitur në ish-klubin e tij Arsenalin teksa kërkon të gjejë një aventurë të re.

Mesfushori i ka sytë te Liga Premier, por i pëlqen ideja e MLS – duke pranuar se do të ishte mirë të luante për skuadrën e Beckham.

Ai tha për talkSPORT: “Unë do të doja të shkoja jashtë vendit. Sigurisht që do të doja të luaja edhe në Ligën Premier”.

“Por, unë do të doja të luaja edhe jashtë vendit. Jam duke u stërvitur me Arsenalin deri në fund të janarit, MLS e nis parasezonin në janar”.

Darren Bent më pas u fut duke e pyetur nëse do të ishte i interesuar për një kalim në klubin me bazë në Florida.

“Oh, do të ishte mirë”, u përgjigj ai.

“Ju duhet ta njihni Becksin? Keni luajtur me të! Thirreni. A ka ndonjë shans, 10%?”.

Ekipi i Beckham krenohet me emra si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi si dhe me talentë britanik si Kieran Gibbs, Ryan Shawcross dhe Leëis Morgan.

Ish-superylli i Manchester United dhe Real Madridit mund të tentojë transferimin e Wilshere në Inter Miami përpara sezonit të ri.

Ata aktualisht zënë vendin e 11-të në ligën amerikane. /Telegrafi/