Telegrafi

Ogbonna zbulon momentin kur ishte afër vdekjes: Përfundova në lumë me makinë, dikush telefonoi dhe më shpëtoi, por ende nuk e di kush është ai person

Angelo Ogbonna, kishte shpërthyer në futbollin italian në fillimin e viteve 2010.

Tani te West Hamit në Ligën Premier, Ogbonna ka zbuluar për herë të parë një aksident të rëndë që i kishte ndodhur 11 vite më parë, e që ka mundur t’i kushtojë jetën.

Ogbonna tregoi për mediat angleze se si para 11 viteve ishte duke udhëtuar me veturën e tij dhe e kishte zënë gjumi, ndërsa kishte përfunduar në lum.

“Jam me fat edhe që jam këtu dhe po flas me ju. 11 vite më parë po udhëtoja me makinë drejt aeroportit dhe kishte kaluar mesnata”.

“Në një moment më mori gjumi dhe u përplasa me barrierën anësore, ndërsa më pas përfundova në lumë, bashkë me makinën time”.

“Për fat, dikush po udhëtonte shumë afër meje dhe pa gjithë skenën, duke njoftuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët erdhën dhe më shpëtuan jetën”.

“Megjithatë unë nuk e njoh personin që bëri atë telefonatë të rëndësishme. Nuk i di as emrin”, ka treguar mbrojtësi italian.

Ogbonna ka luajtur në Torino, ndërsa në verën e 2013 u transferua te Juventusi.

Nga viti 2015, Ogbonna është bërë pjesë e West Hamit, ku ka luajtur mbi 100 ndeshje. /Telegrafi/