Telegrafi

Ogbonna drejt rikthimit në Serie A, Roma dhe Milan e duan qendërmbrojtësin

Pas tri viteve e gjysmë të kaluara në Londër, Angelo Ogbonna është gati të largohet nga West Ham United.

Mbrojtësi italian nuk po luan rregullisht me ekipin londinez dhe ka shprehur dëshirën të largohet.

E ardhmja e reprezentuesit italian duket se do të jetë përsëri në Serie A.

Angelo Ogbonna (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Qendërmbrojtësi u largua nga Juventusi në verën e vitit 2015 për t’iu bashkuar West Hamit për 11 milionë euro.

Por në edicionin e ri, Ogbonna më shumë e ka parë vetën në bankën rezervë duke luajtur vetëm në shtatë takime, katër në kampionat dhe tri në Kupën e Anglisë.

Ogbonna gjatë një dueli me Alvaro Moratan (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Roma dhe Milan janë dy ekipet e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit.

30-vjeçari ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2022.

E për ta lënë të lirë lojtarin të largohet, West Ham po kërkon së paku 10 milionë euro. /Telegrafi/