Pas tri viteve e gjysmë të kaluara në Londër, Angelo Ogbonna është gati të largohet nga West Ham United.
Mbrojtësi italian nuk po luan rregullisht me ekipin londinez dhe ka shprehur dëshirën të largohet.
E ardhmja e reprezentuesit italian duket se do të jetë përsëri në Serie A.
Qendërmbrojtësi u largua nga Juventusi në verën e vitit 2015 për t’iu bashkuar West Hamit për 11 milionë euro.
Por në edicionin e ri, Ogbonna më shumë e ka parë vetën në bankën rezervë duke luajtur vetëm në shtatë takime, katër në kampionat dhe tri në Kupën e Anglisë.
Roma dhe Milan janë dy ekipet e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit.
30-vjeçari ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2022.
E për ta lënë të lirë lojtarin të largohet, West Ham po kërkon së paku 10 milionë euro. /Telegrafi/