Site icon Telegrafi

Oficeri i parë i NATO-s: Nëse rusët nuk do të kishin armë bërthamore, ne do të hynim në Ukrainë

Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, komentoi armët bërthamore ruse si një pengesë vendimtare.

Bauer, si kryetar i komitetit ushtarak të aleancës, është një nga oficerët kryesorë të strukturës së aleancës dhe deklaratat e të cilit shpesh ishin më të ashpra.

Këtë herë, ai, duke interpretuar mundësitë që NATO të përfshihet më drejtpërdrejtë në luftën ukrainaso-ruse, tha se arsyeja kryesore për mosndërhyrje më të drejtpërdrejtë janë në fakt armët bërthamore ruse.

“Unë jam absolutisht i sigurt nëse rusët nuk do të kishin armë bërthamore, ne do të ishim në Ukrainë dhe do t’i dëbonim. Ne do ta bënim atë. Por, ata kanë armë bërthamore. Pra, nuk është njësoj si Afganistani”, tha ushtaraku.

Sipas të dhënave të disponueshme publikisht, Rusia ka më shumë se 5500 koka bërthamore, gjë që e rendit këtë vend në vendin e parë në botë për sa i përket numrit të kokave bërthamore.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version