Telegrafi

Ofertë zyrtare e Liverpoolit për yllin gjerman

Germany's forward Mario Goetze (L) reacts with teammates defender Mats Hummels (C) and midfielder Toni Kroos after scoring during the friendly football match Germany vs Italy in Munich, southern Germany on March 29, 2016. / AFP PHOTO / PATRIK STOLLARZ

Skuadra angleze Liverpool e ka marrë seriozisht transferimin e mbrojtësit të majtë Jonas Hector.

Anësori ka treguar formë të lartë me Gjermaninë në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, duke luajtur titullarë.

Jurgen Klopp e dëshiron me çdo kusht në skuadër dhe drejtuesit e Liverpoolit si duket do t’ia plotësojnë dëshirën.

Raportimet e fundit nga mediat gjermane dhe ato angleze thonë se ‘The Reds’, kanë dërguar ofertë zyrtare për të.

25 milionë euro është shuma që Liverpool e ka dërguar në drejtim të Kolnit për transferimin e Hectorit.

Mbetet të shihet nëse Koln do ta pranojë këtë ofertë apo do të synojë më shumë para për yllin e sajë. /Telegrafi/