David Alaba ka marrë një ofertë shumë të lartë financiare nga Arabia Saudite.
Skuadra arabe Al Ittihad e cila ka transferuar yje të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante e Fabinho ka tentuar afrimin e mbrojtësit austriak të Real Madridit.
Al Ittihad i ka dërguar ofertë Alabas prej 20 milionë euro në vit, derisa ishte e gatshme të paguante te Reali deri në 65 milionë euro për qendërmbrojtësin austriak.
🚨 Al-Ittihad offered David Alaba a €20M-a-year contract this summer but he immediately REFUSED. 🇸🇦❌
(Source: @JorgeCPicon) pic.twitter.com/J2Vg5N6DD8
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 5, 2023
Megjithatë Alaba ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke refuzuar këtë ofertë fitimprurëse.
Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Alaba është i lumtur në Santiago Bernabeu dhe nuk i ka bërë përshtypje oferta nga skuadra arabe.
31-vjeçari dëshiron t’i qëndroj besnik madrilenëve të cilët kanë nevojë të madhe për të në mbrojtje sidomos pas lëndimit të Eder Militaos.
Alaba është që dy vite pjesë e Los Blancos dhe ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe titullin e kampionit në Spanjë me klubin mbretëror. /Telegrafi/