Skuadra angleze, Liverpool nuk po dorëzohet sa i përket mesfushorit Naby Keita.
Ylli i Guinesë, është objektivi kryesor i ‘The Reds’ për afatin kalimtar të verës ku janë refuzuar tri oferta deri më tani.
E fundit që është refuzuar nga RB Leipzig ka qenë prej 70 milionë eurove.
Ndërkohë gjiganti anglez tani ka bërë një tjetër ofertë për transferimin e Keitas në ‘Anfield’.
Mediat gjermane kanë raportuar se Liverpool ka ofruar 78 milionë euro për yllin afrikan.
Besohet se Leipzig do ta pranojë ofertën e ‘The Reds’.
Keita pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me gjigantin anglez ku do të fitojë rreth pesë milionë euro në stinor. /Telegrafi/