Telegrafi

Tre skuadra angleze duan transferimin e Ismael Bennacer

Ismael Bennacer është njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A dhe e ardhmja e tij duket larg Milanit.

Mesfushori algjerian ka katër vite në San Siro dhe kontrata e tij me Milanin skadon në verën e vitit 2024.

Rossonerët i kanë ofruar rinovimin, por lojtari ende nuk e ka pranuar atë pasi ka oferta më të rëndësishme në tavolinë.

24-vjeçari ka një pagë vjetore prej 1,5 milionë eurove në vit dhe për ta rinovuar kontratën kërkuar mbi pesë milionë.

Duke marrë parasysh shkëlqimin e tij me Milanin, Bennacer është bërë objektiv i top klubeve angleze.

Chelsea, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë tre skuadrat e mëdha angleze që po duan transferimin e algjerianit.

Që te tre klubet angleze janë të gatshme t’i përmbushin kërkesat financiare të lojtarit dhe kjo po e tundon algjerianin të transferohet në Ligën Premier.

Në rast se nuk e vazhdon kontratën deri në janar, Milan është gati ta lejoj largimin e yllit të mesfushës, por synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 45 milionë euro.

Vlen të theksohet se Bennacer ka luajtur edhe më parë në Angli, ku ishte pjesë e grupmoshave të Arsenalit. /Telegrafi/