Telegrafi

Oferta marramendëse për Messin nga Arabia Saudite, sa dyfishi i pagës së Ronaldos

(Fotomontazh: The Sun)

Lionel Messit raportohet t’i jenë ofruar 400 milionë euro në vit që të nënshkruajë për Al Hilal.

Paga që thuhet se është në ofertë për superyllin argjentinas është sa dyfishi në kontratën e Cristiano Ronaldos me Al Nassr (ku superylli portugez raportohet se fiton 200 milionë euro në vit).

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klubi saudit shpreson ta transferojë kampionin e botës pasi t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të sezonit.

Megjithatë, ai pohon se 35-vjeçari akoma preferon që të vazhdojë të luajë në Evropë.

Lexo po ashtu Messi ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain

“Kam mësuar se Al Hilal i ka bërë ofertë zyrtare Leo Messit, me pagë prej më shumë se 300 milionë eurosh në vit. Prioriteti absolut i Leos: të vazhdojë në Evropë”, shkruan Romano.

Ai tutje thekson se oferta e PSG-së nuk është pranuar nga Messi për rinovimin e kontratës dhe se Barcelona po pret vendimin në lidhje me rregullat financiare për t’i bërë ofertë ish-numri 10 që të rikthehet në Camp Nou. /Telegrafi/