Site icon Telegrafi

Oferta e Romës për Dybalan, pagë sa të Abraham dhe bonuse të lehta

Paulo Dybala vazhdon të jetë objektivi kryesor i Romës për afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga Juventusi si futbollist i lirë dhe ka marrë shumë oferta nga klube të mëdha.

Inter, Roma, Arsenal, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid e Borussia Dortmund janë të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas.

Roma i ka bërë një ofertë zyrtare lojtarit, duke i ofruar pagë fikse, plus edhe me bonuse që do t’i arrinte pritshmëritë e Dybalas.

Reprezentuesi argjentinas pretendon të fitojë shtatë milionë euro në sezon, para që Roma nuk mund t’ia ofrojë menjëherë.

Lexo po ashtu “Dybala nuk përshtatet te Roma e Jose Mourinhos” – thotë Bergomi

Mirëpo Giallorosët i kanë ofruar pagë prej pesë milionë eurove në sezon sa e ka edhe sulmuesi Tammy Abraham.

Përveç kësaj në kontratë Roma do t’i vendosë edhe disa bonuse që janë lehtë të arritshme për të arritur paga e Dybalas mbi 6,5 milionë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version