Site icon Telegrafi

Oferta e papritur që mund të marrë Messi për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi thuhet se asnjëherë nuk ka qenë kaq afër që të largohet nga Barcelona.

Ylli argjentinas nuk është i lumtur me punën që po bën bordi i klubit dhe po kërkon një aventurë të re, tani kur është 33-vjeçar.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i ka bërë me dije presidentit Josep Maria Bartomues se e dëshiron rikthimin e Neymarit në Camp Nou dhe transferimin e Lautaro Martinez nga Interi.

Kreu i klubit katalunas pak ditë më parë e pranoi se që të dyja objektivat janë tejet të vështira, derisa kanë pushuar bisedimet me Nerazzurët për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Sipas asaj që raportoi Radio Rai, Jorge Messi, babai i Leos, ka blerë një apartament në Lombardi, duke shtuar më shumë zërat për një kalim të argjentinasit në Giuseppe Meazza.

Lexo po ashtu Babai i Messit ndez thashethemet për një kalim të argjentinasit te Interi

Grupi kinez Sunin Holdings, thuhet se e ka bërë primare transferimin e Messit, duke dashur të fusin sërish në rivalitet me Ronaldon.

Por, në garë për rekordmenin e Barcelonës qëndron edhe Manchester City që drejtohet nga Pep Guardiola.

Lexo po ashtu Messi ‘mesazh’ Manchester Cityt, fillon ta ndjek klubin anglez në Insagram

Trajneri spanjoll nuk e ka fshehur dëshirën e tij që të ketë sërish argjentinasin nën urdhrat e tij dhe në këtë verë e ka shansin e artë.

Mirëpo, Interi dhe Citizens mund të befasohen në momentet e fundit, pasi sipas asaj që raporton gazetari Ben Jacobs, Muhammad bin Salman dëshiron të blejë Newcastle Unitedin në vlerën e 380 milionë eurove.

Sipas gazetarit anglez, të cituar nga Daily Express, miliarderi arab dëshiron që Messi të jetë transferimi i tij i parë, i ndjekur nga pas prej disa yjeve të tjerë.

Bin Salman ka një pasuri mbi 260 miliardë euro dhe nuk do të ketë problem t’i ofrojë 33-vjeçarit një pagë rekorde.

Newcastle përfundoi në këtë sezon në vendin e 13-të të Ligës Premier, me 11 fitore, 11 barazime dhe 16 humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version