Site icon Telegrafi

Oferta e pahijshme: Princi saudit i ka ofruar miliona Westit për një natë me gruan e tij

Kim dhe Kanye (Foto: Getty Images)

Një princ saudit i ka ofruar 10 milionë dollarë Kanye Westit që të kalojë një natë me gruan e tij, Kim Kardashian.

Mediat amerikan raportojnë se princi Mohammad bin Salman Al Saud, i cili është ministër i Mbrojtjes në Arabinë Saudite, ka dëgjuar për problemet financiare të West dhe është shprehur i gatshëm “t’i ndihmojë”.

Këngëtari kishte njoftuar përmes Twitter se ka borxh 53 milionë dollarë dhe kishte kërkuar Mark Zuckerbergut që t’ia huazojë një miliard dollarë.

“Nuk më intereson as muzika e tij, as koleksioni i tij i modës. Por, gruaja e tij është një thesar i çmueshëm. Do të paguaja 10 e më shumë miliona dollarë që ta kaloja një natë me të”, citohet të ketë thënë princi.

Ky tregim ngjan me atë të filmit “Indecent Proposal” me Robert Redford, Demi Moore dhe Woody Harrelson në rolet kryesore, derisa çifti i famshëm akoma nuk është prononcuar për këtë ofertë. /Telegrafi/

Exit mobile version