Telegrafi

Oferta e majme e Barcës për Azpilicuetan

(Foto: Instagram/cesarazpi)

Chelsea përballet me perspektivën për të zëvendësuar një pjesë të madhe të skuadrës këtë verë, me Barcelonën që ka caktuare një ofertë të mirë për Cesar Azpilicueta.

Thomas Tuchel dhe stafi i rekrutimit të klubit kanë përgatitur listat e ngushta të lojtarëve që duan në skuadër kur të përfundojë blerja nga grupi Todd Boehly-led, kur edhe do të hiqen sanksionet për transferimet për Blutë.

Me këtë rast, Chelsea do t’i largojë disa lojtarë për t’i transferuar futbollistët për të cilët ka nevojë, ndërsa ndër ata që mund të largohen është Azpilicueta.

(Foto: Instagram/cesarazpi)

Barcelona planifikon t’i ofrojë spanjollit rritje page (rreth 13 milionë euro për sezon) dhe ofertë dyvjeçare me opsionin edhe për një vit shtesë.

Lexo po ashtu Azpilicueta dhe Alonso duan t'i bashkohen Barcelonës

Mirëpo, katalunasit nuk mund të paguajnë çmim transferimi për 32-vjeçarin për shkak të kufizimeve që ua ka vënë La Liga për shkak të rregullave financiare.

Në planet e Barcës është edhe Marcos Alonso, por të dy lojtarët kanë nga një vit kontratë dhe klubi spanjoll duhet të grumbullojë fonde për ta kompletuar operacionin e transferimeve. /Telegrafi/