Telegrafi

Oferta e jashtëzakonshme e Interit për James, por që u refuzua nga Reali

Inter ishte i gatshëm të paguajë hiq më pak se 85 milionë euro për James Rodriguezin.

Mesfushori kolumbian kishte arritur marrëveshje me trajnerin Zinedine Zidane se nëse ai lufton për një vend në formacion, atij do t’ia jepte një rast.

Kjo ka bërë që ai të mos largohet edhe pse oferta ishte marramendëse.

Burime të afërta të lojtarit kanë thënë se në ditën e fundit të afatit kalimtar është refuzuar një ofertë në vlerë prej 85 milionë euro, shkruan Sports Illustrated.

Lexo po ashtu James Rodriguez impresionon Zinedine Zidanen

Oferta flitet se ka ardhur nga kinezët e Interit që kanë filluar të bëjnë çmenduri me blerjen e lojtarëve.

Lojtari erdhi nga banka rezervë duke dhënë një asistim të bukur në fitoren kundër Sporting Lisbonës 2-1. /Telegrafi/