Site icon Telegrafi

Ofensiva e re ruse nuk po shkon sipas planit të Putinit

Rusia ka bombarduar qytetet e Ukrainës që nga fillimi i luftës në vitin 2022, veçanërisht Kharkiv, një qytet i madh afër kufirit.

Megjithatë, sulmet ukrainase në Belgorod, në Rusinë perëndimore janë intensifikuar gjithashtu kohët e fundit.

Moska nisi ofensivën e re në rajonin e Kharkiv në muajin maj, në atë që vëzhguesit thonë se është një përpjekje për të dobësuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të bërë një përparim në frontin e luftës.

Megjithatë, deri më tani rusët kanë okupuar vetëm disa kilometra të tjerë brenda kufirit ukrainas.

“Dhjetë deri në 15 ose 17 kilometra nuk do t’i pengojnë plotësisht ukrainasit që të vazhdojnë të bombardojnë qytetet ruse, por rreziku gradualisht po zvogëlohet”, tha Putin, duke shtuar se nevojitet kujdes.

Ai shtoi se, “nëse armiku vazhdon të bëjë atë që ka bërë deri më tani”, ai do të mendojë se si t’i mbrojë më tej qytetet e pushtura dhe ato brenda Rusisë.

Ndryshe, Putin paraqiti planin e tij të paqes, por i cili u refuzua menjëherë nga vendet perëndimore si dhe vetë Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version