Telegrafi

I ofendon policët, arrestohet

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi në gjendje të dehur ofenduar zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, të enjten në ora 18:00.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur kishte filluar t’i ofendojë dhe t’i shajë zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas këndelljes është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/