BBC sot pushoi nga puna një punonjës që postoi një foto të një shimpanze të veshur në Twitter, me mbishkrimin “Foshnja mbretërore del nga spitali”.
Megan, bashkëshortja e Princit Harry, lindi të hënën Archi, fëmija i parë i një race të përzier në një familje mbretërore britanike në histori të afërt.
“U pushova nga puna”, shkroi në Twitter Danny Baker, udhëheqës i Radios 5 të BBC-së.
BBC ka njoftuar se ‘cicërima’ e Baker ishte një gabim serioz në vlerësim dhe se është në kundërshtim me vlerat e këtij radiostacioni.
“Danny është një udhëheqës i madh, por ai nuk do të bëjë më shfaqje javore për ne”, thekson BBC.
Megan, nëna e së cilës është me origjinë afrikano-amerikane dhe babai i saj i bardhë, tashmë ka qenë subjekt i komenteve raciste në rrjetet sociale. /kp/Telegrafi/