Mbrojtësi spanjoll i Real Sociedadit, Alvaro Odriozola ka hedhur poshtë raportet e mediave që e lidhin atë me lëvizjet drejt Real Madridit dhe Barcelonës.
Odriozola bëri debutimin e tij me ekipin kombëtar spanjoll gjatë fitores të së premtes mbrëma ndaj Shqipërisë.
Pas debutimin të tij me Spanjën filluan spekulimet për të ardhmen e tij, duke u intensifikuar çdo ditë e më shumë.
Megjithatë, mbrojtësi i djathtë i ka hedhur poshtë këto spekulime që e lidhin atë më dy klubet më të mëdha spanjolle.
“Kam rinovuar kontratën time me La Real deri në vitin 2022 për një arsye”, ka thënë fillimisht Odriozola nga Diario AS.
“Kur luani me Spanjën, e ardhmja juaj zmadhohet nga mediat, por e vetmja gjë në kokën time është Real Sociedadi, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.
“Unë vetëm përpiqem të bëj punën time dhe të luaj mirë, të mos mendoj për ndonjë gjë tjetër duke përfshirë transferimet ose si kam bërë me Spanjën”.
“Tani koha ime me ekipin kombëtar është e gjatë dhe jam plotësisht i fokusuar në La Real”.
“Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe thjesht nuk keni kohë për të parë, vetëm për këtu dhe tani”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/