Shqipëria ka pësuar në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.
Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të papritur prej 3-0.
Odhise Roshi, i cili luajti përgjatë 90 minutave, pohoi se nuk e kishte pritur këtë humbje dhe se ndihet i zhgënjyer, transmeton Telegrafi.
“Ndeshja më e keqe me kombëtaren. Kemi ecur mirë, kemi menduar për vendin e tretë, ishim të fokusuar te ndeshja e Izraelit. Por, gjithçka ndodh në futboll. Nuk e prisnim këtë rezultat. Jemi shumë të mërzitur”, tha Roshi.
Pas kësaj humbje, Shqipëria zë pozitën e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë. /Telegrafi/