Site icon Telegrafi

Odegaard: Do ta kem të vështirë të luaj për Realin në sezonin e ardhshëm

Martin Odegaard (Foto: Trond Tandberg/Getty Images/Guliver)

Martin Odegaard ka pranuar se do ta ketë të vështirë të luajë te Real Madridi në sezonin e ri duke lënë të kuptohet se është i interesuar për një transferim.

Mesfushori e kaloi sezonin 2018/2019 i huazuar në Eredivisie te Vitesse dhe është shumë prapa në listën e përzgjedhjeve në Santiago Bernabeu.

Në ndërkohë, Ajaxi dëshiron ta angazhojë futbollistin 20-vjeçar, për të cilin tashmë ka ofruar 20 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

“Ishte një sezon shumë i mirë, kam bërë hapa të mëdhenj dhe e kam zhvilluar lojën time. Tash dua të shkoj në pushime, por nuk dua që të përsëritet vera e kaluar, sepse nuk ishte e mirë për mua”.

“Real Madridi ma ka bërë të ditur se janë shumë të kënaqur me mua, mirëpo është shumë vështirë që të luaj atje dhe besoj se do të jetë njësoj edhe në sezonin e ardhshëm”.

“Unë thjesht dua të shkoj diku, ku do ta kem mundësinë të luaj dhe ta kem një trajner që më beson”, ka thënë Odegaard për VG, ndërsa transmeton Diario AS. /Telegrafi/

Exit mobile version