Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard thuhet se ka dalë si një objektiv transferimi gjatë verës për Milanin.
Odegaard aktualisht është në huazim një-sezonal te Real Sociedadi, duke tërhequr vëmendjen me shtatë gola dhe tetë asistime në 28 ndeshje të zhvilluara.
Marrëveshja i jep gjithashtu Real Madridit mundësinë për të rikthyer 21-vjeçarin në Santiago Bernabeu ose për ta mbajtur atë në Anoeta edhe për një sezon tjetër.
Sidoqoftë, sipas gazetës Tuttosport, norvegjezi ka përfunduar edhe në listën e dëshirave të klubit të madh italian, Milanit.
Emri i norvegjezit pritet të diskutohet me zyrtarët e Los Blancos gjatë bisedimeve për Luka Jovic përpara sezonit të ri 2020-21.
Gazeta shpjegon se megjithëse ai vlerësohet rreth 40 milionë euro, kuqezinjtë mund të negociojnë një huazim me mundësi blerje.
Ata gjithashtu do të forcohen nga dëshira e raportuar e lojtarit për të vazhduar zhvillimin larg nga Bernabeu, ku rruga e tij drejt skuadrës së parë është e bllokuar.
Odegaard ka luajtur si njëri nga dy mesfushorët anësor të sulmit në formacionin 4-1-4-1 të Sociedadit, por mund të luajë edhe si numër 10.
Marrëdhëniet midis Milanit dhe Real Madridit janë të forta pas kalimit të suksesshëm të Theo Hernandez në San Siro verën e kaluar. /Telegrafi/