Site icon Telegrafi

Odegaard në një skuadër me Arbër Zenelin

Është përfolur shumë për një kalim në formë huazimi të Odegaard gjatë janarit.

Që prej krishtlindjeve është folur shumicën e rasteve për një huazim deri në fund të sezonit te holandezët e Heerenveen.

Tani ky transferim është bërë realitet. Sipas TV2, që citon gazetarin spanjoll Jose Luis Sanchez, beson se është i sigurt huazimi dhe lojtari do prezantohet te klubi i ri të martën në orën 11:30. Spanjolli shprehet se marrëveshja është arrirë për vetëm gjashtë muaj huazim.

Kujtojmë se te skuadra holandeze aktivizohet reprezentuesi kosovar, Arbër Zeneli. /Telegrafi/

Exit mobile version