Martin Odegaard është larg vetëm çështje orësh që të prezantohet si lojtar i Arsenalit.
Mesfushori norvegjez po e kompleton kalimin te The Gunners në formë huazimi nga Real Madridi.
Los Blancos nuk i ofruan shuam hapësirë në këtë edicion, duke detyruar lojtarin që të kërkojë një skuadër të re.
Martin Odegaard has spent the day at London Colney meeting his new team-mates, undergoing all the necessary medical checks and going through all the usual club media duties ahead of his move from Real Madrid. Told announcement is more likely to come tomorrow rather than today.
— Charles Watts (@charles_watts) January 25, 2021
Kështu, Zinedine Zidane i plotësojë dëshiron atij dhe ai tani është shumë afër të kalojë në radhët e Arsenalit.
Sipas asaj që raporton gazetari i Football London, Charles Watts, Odegaard e ka kaluar ditën e sotme në qendrën stërvitore të skuadrës londineze.
Aty, ai është njoftuar me bashkëlojtarët e tij të rij, por edhe me mënyrën e stërvitjes së Arsenalit.
Mikel Arteta ka thënë se ai dëshiron që të kryhet sa më parë transferimi, në mënyrë që ta ketë në dispozicion për ndeshjet e mbetura në këtë sezon. /Telegrafi/