Talenti norvegjez i Real Madridit, Martin Odegaard ka debutuar me skuadrën e re Heerenveen.
Odegaard u inkuadrua në lojë në minutën e 89-të të ndeshjes duke zëvendësuar talentin kosovar Arber Zeneli.
Pas ndeshjes, reprezentuesi i Norvegjisë ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke falënderuar të gjithë për mikpritjen.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë”, ka shkruar Odegaard.
Heerenveen e fitoi takimin e mbrëmshëm 2-0 ndaj Den Haag.
Pas kësaj fitore skuadra e Arber Zenelit është ngjitur në pozitën e katërt në tabelë me 32 pikë të grumbulluara.
Kujtojmë që Odegaard iu bashkua Heerenveenit si huazim nga gjiganti spanjoll Real Madrid. /Telegrafi/