Oda Ekonomike e Kosovës me anë të një reagimi ka shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit që po prekin ekonominë e vendit.
OEK apelon te të gjitha palët për maturi dhe vëmendje për qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
“Të gjitha çështjet e hapura që mund të zgjidhen me dialog të negociohen përmes një dialogut të hapur, transparent dhe në koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë mbështetur në çdo kohë Kosovën në këtë histori suksesi, që pa mbështetjen dhe ndihëm e tyre nuk do të ishim këtu në këtë nivel të zhvillimit ekonomiko-social të vendit tonë, prandaj apelojmë të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare”, apelon OEK.
Në fund, Oda kërkon nga Qeveria e Kosovës që të paralajmërohen paraprakisht për çfarëdo vendimi që merret e që prek bizneset. /Telegrafi/