Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM thhet se “Qeverisja kriminale sonte preku fundin dhe konfirmoi se Republika e Maqedonisë nuk ka institucione por vetëm instrumente të kartelit kriminal që keqpërdorohen për llogaritje politike”
“I vetmi politikan i amnistuar për kriminalitet të rëndë, Zoran Zaevi ka porositur mediat të jenë prezent para shtëpisë së deputetit dhe kryetar nderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski për ta zmadhuar kurthin ndaj tij”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se keqpërdorim i këtillë i institucioneve dhe mediave nuk është parë në asnjë shtet evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
sipas tyre, linçimi i këtillë publik është dëshmi më e mirë se lënda është e motivuar politikisht që ka një qëllim, dhe kjo është, siç thonë ata, heqjen e Nikolla Gruevskit nga jeta publike dhe frikësimin e të gjithë atyre që do të kundërshtojnë Qeverinë.
“Nëse SPB pranë MPB-së dhe Prokurori Publik nuk vërtetojnë se kush është regjisori i këtij kurthi mediatik dhe kush i ka thirrur gazetarët, gjegjësisht ju ka dhënë informacione se kurë do të dërgohet ekip në banesën e tij, do të jetë dëshmi se bëhet fjalë për urdhër pikërisht nga i amnistuari Zoran Zaev”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/