Telegrafi

OBRM-PDUKM: Nuk ka datë për negociata, Zaev kudo që shkon e turpëron vendin

Për fat të keq Republika e Maqedonisë nuk mori një datë për fillimi negociatave në qershor, thonë nga partia opozitare OBM-PDUKM duke analizuar rezultatin e takimit midis kryeministrit Zaev dhe kancelares gjermane Angela Merkel, e cila u zhvillua sot në Berlin.

Sipas partisë, në deklaratën zyrtare nga zyra e kancelares Merkel, fatkeqësisht, nuk përmendet një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Republika e Maqedonisë nuk merr datë sepse nuk ka reforma, ndërsa krimi dhe korrupsioni marrin përmasa epidemike. Zoran Zaev turpëron vendin kudo që shkon. Qytetarët dhe shteti vuajnë vetëm nga gënjeshtrat dhe manipulimet e tij”, thuhet në deklaratën e partisë.

Lexo po ashtu Kasami: Pas dështimit për marrjen e datës, të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare

Nga atje shtojnë se përderisa Zoran Zaev është në pushtet, Republika e Maqedonisë do të pësojë dështime./Telegrafi/