Telegrafi

OBRM-PDUKM: LSDM të mos defokusojë opinionin nga krimi i tenderëve milionëshe të qeverisë

Kryetari i Novo Sellës nuk është funksionari i vetëm i qeverisë për të cilin ekzistojnë të dhëna të lidhur me krimin, vlerësojnë nga partia opozitare e OBRM-PDUKM. Nga atje thonë se në vend të defokusimit nga krimi i madh, opinioni pret hetime për të dyshuarit e miliona tenderëve të Zaev, Angjushev dhe Spasovski, që sipas tyre e janë në krye të korrupsionit në Maqedoni dhe një turp për të tërë Evropën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ky rast tregon vetë kriminalitetin e qeverisë.

“Përderisa e shesin shtetin po bëhet një krim i madh, po varfërohen qytetarët, ndërsa po pasurohen njerëzit e tyre të afërt”, vlerësojnë nga OBRM-PDUKM.

Lexo po ashtu Tetë ditë paraburgim për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev

Gjithashtu nga atje thonë se dje Zaev i trgojë të gjithë opinionit se pse LSDM nuk duhet të drejtojë Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/