Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Koce Trajanovski është kryetari më i suksesshëm i Shkupit

Nga OBRM-PDUKM konsiderojnë se Koce Trajanovski, është kryetar më i suksesshëm i Shkupit deri më tani, dhe se kërkesa e LSDM opozitare për përgjegjësi të tij morale, politike dhe penale pas vërshimeve është e pabazë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„LSDM vazhdon të kërkojë dorëheqje nga kryetari më i suksesshëm i Qytetit të Shkupit, sepse asaj nuk i pëlqen kur në Shkup përmirësohen kushtet për jetë. Kryetari Trajanovski tashmë dy mandate punon me përgjegjësi dhe përkushtim për Shkupin dhe kjo padyshim është problem për LSDM“, potencojnë nga partia në pushtet.

Njëkohësisht ata kanë përkujtuar se prioriteti i parë i OBRM-PDUKM mbetet tejkalimi i pasojave nga moti i ligë dhe ndihma për popullatën e prekur./Telegrafi/

Exit mobile version