Nga partia opozitare e OBRM-PDUKM-së kanë reaguar ndaj caktimit të masës së paraburgimit për Mile Jankieskin dhe Kiril Bozhinovksin duke theksuar se kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen e opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse gjykata i hedh poshtë ankesat pa asnjë argument, ajo do të jetë një konfirmim se shteti i drejtë këtu nuk ekziston. I respektuari, Zoran Zaev është i gatshëm që ta sakrifikojë të tërë shtetin, zyrtarët policor dhe zyrtarët kufitar vetëm që të shpëtojë veten dhe të ikë nga përgjegjësia. Pas kësaj, sakrifikon dhe arrestohen njerëz si Mile Janakieski, Kiril Bozhinoski, dhe kushdo që të jetë në radhë vetëm për të defokusuar opinionin”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/