Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Janakieski dhe Bozhinovski janë viktima të persekutimit politik

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj vendimit të gjykatës për refuzimin e ankesave për paraburgim të Mile Jankieskit dhe Kiril Bozhinovksit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM thonë se gjyqësori “Kacarska” nuk arriti që të ngrihet mbi politikën dhe refuzimin e ankesave të argumentuare të Janakieski dhe Bozhinovski ka marr vendim politik por jo ligjor.

“Pushteti i zi sjell zymtësi në çdo segment të shoqërisë, autoritetet gjyqësore janë ekzekutues i persekutimit politik të Zoran Zaevit. Gjykata e Ppelit edhe njëherë tregoi se është mjet tjetër në duart e qeverisë për të kryer persekutim politike”. thonë nga OBRM-PDUKM.

Lexo po ashtu Janakieski dhe Bozhinovski mbeten në paraburgim, Gjykata e Apelit ua refuzon ankesat

Nga atje shtojnë se Janakieski dhe Bozhinovski janë viktima të persekutimit politik nga institucionet e sistemit që shërbejnë Zoran Zaevit, ata nuk e zbatojnë ligjin, por dëgjojnë urdhrat. Për shkelje të tilla ligjore do të ketë përgjegjësi. Kushdo që ka abuzuar me zyrën e tij ose ka shkelur ligjin nëpërmjet pozitës së pushtetit, të cilin ai e ka aktualisht, do të përgjigjet kur të kthehet demokracinë dhe shteti i së drejtës në Republikën e Maqedonisë.

Exit mobile version