Telegrafi

OBRM-PDUKM: Fjalë boshe, populizëm dhe hipokrizi në fjalimin e Zaevit

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj fjalimit të Zoran Zaevit, i cili në kongresin e partisë së tij mes tjerash, tha se nuk do të lejojë që të përsëritet ajo që ka bërë Nikolla Gruevski. Nga OBRM-PDUKM fjalimin e Zaevit e cilësojnë si populist, hikpokrit dhe fjalë boshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zaev: Shpresa është zgjuar, do të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë

“Zoran Zaevi si lider i LSDM-së humbi zgjedhjet parlamentare në 2014 dhe 2016, ndërsa nën udhëheqjen e tij LSDM dhe kandidati i tyre humbi edhe në zgjedhjet presidenciale. Qytetarët nuk i besojnë dhe nuk e mbështesin, për shkak se mendojnë se ai nuk ka as kapacitet, as dije për ta udhëhequr shtetin”, theksojnë nga partia.

Sipas OBRM-PDUKM-së, pas Zoran Zaevit dhe LSDM-së nuk ka asnjë projekt të suksesshëm dhe se ata janë sinonim për destruktivitet, intriga dhe manipulime./Telegrafi/