Telegrafi

OBRM-PDUKM: Duhet të merren masa kundër ndotjes së ajrit

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM sot kanë reaguar ndaj ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit, dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga pushteti aktual, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Grimcat e rrezikshme P10 mbrëmë në Shkup kanë kaluar për pesë herë më shumë se nga e lejuara, ndërsa Zaev dhe Shilegov dhe Makraduli, të vetëm bëjnë është zvogëlimi dhe heshtjen e qytetarëve dhe aktivistëve joqeveritar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se qytetarët po mbyten nga ajri i ndotur, ndërsa Zaev dhe Shilegov nuk kanë marr asnjë masë e cila do të zvogëlonte ajrin e ndotur.

Nga atje akuzojnë se për Zoran Zaevin dhe Shilegovin nuk është e rëndësishme ndotja e ajrit të qytetarëve, por për ta është e rëndësishme që Maqedonia zyrtarisht u bë vendi më i ndotur në Evropë dhe botë./Telegrafi/