Site icon Telegrafi

Oblak duket i paarritshëm, Chelsea planifikon transferimin e një tjetër portieri

Jan Oblak ka qenë dëshira kryesore e Chelseat për afatin kalimtar veror.

Trajneri Frank Lampard nuk po i beson spanjollit Kepa Arrizabalaga dhe ka planifikuar transferimin e portierit slloven nga Atletico Madrid.

Megjithatë Chelsea nuk do të arrijë ta bëjë këtë transferim, pasi Oblak nuk është në listën e transferimeve nga Atletico.

Gjiganti madrilen i ka bërë të qartë Chelseat se duhet të ndërrojnë objektiv pasi nuk do ta lejojnë largimin e sllovenit për asnjë shumë.

Kjo ka bërë që londinezët të dorëzohen dhe tani të synojnë transferimin e një portieri.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Chelsea tanimë ka nisur kontaktet me Ajaxin për portierin Andre Onana.

Lampard e ka parë nga afër kamerunasin duke mbrojtur në dy sfidat që Chelsea i zhvilloi përballë gjigantit holandez në Ligën e Kampionëve.

Onana ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar te Chelsea, por tani i mbetet dy klubeve të arrijnë një marrëveshje.

Ajaxi nga ana tjetër është bërë gati ta shes numrin një të portës nëse vije një ofertë mbi 45 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version