Telegrafi

Objektivi i shumë klubeve të mëdha evropiane, Camavinga paralajmëron largimin nga Rennes

Objektivi i Real Madridit, Milanit dhe Juventusit, Eduardo Camavinga ka hapur derën e largimit nga klubi francez, Rennes.

18-vjeçari është objektiv i madh i Realit, por thuhet se është gjurmuar edhe nga dy gjigandët e Serie A me kontratën e tij që zgjat deri në qershor 2022.

“Kam lexuar lajmet në lidhje me interesin e klubeve të mëdha, por tani për tani unë jam një lojtar i Rennes dhe nuk mendoj për ekipet e tjera”, ka thënë fillimisht Camavinga në një konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Real Madridi ka etiketuar tashmë katër objektivat e mëdha transferuese

“Unë kam një kontratë deri në qershor të 2022, jam një lojtar i Rennes dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”.

“Më kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata ime dhe do të ketë kohë për të folur në lidhje me të”.

“Unë do të takoj klubin dhe nuk do të më shqetësojë të rinovojë me klubin ku jam rritur”.

Lexo po ashtu Fati, Camavinga, Bellingham: Top dhjetë talentët që duhet ndjekur në këtë edicion të Ligës së Kampionëve

“Unë ëndërroj të luaj në një ekip të madh, por nuk kam një të preferuar”, përfundoi mesfushori i talentuar francez.

Camavinga tashmë ka 52 paraqitje për Rennes në emrin e tij, si dhe dy paraqitje dhe një gol me ekipin kombëtar të Francës. /Telegrafi/